26,04,2024

“Pse të mos i shkruajmë Guterresit për diskriminim në Luginë të Preshevës”

Must Read

Refik Hasani

Aq shumë ka vështirësi për mbijetesë Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana e Beogradi me trajtimin e çështjes së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare.

Kështu thotë Refik Hasani, që në një artikull autorial ka shkruar se janë “së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të Bashkuara.

I ka numëruar ato: Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendumit të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992; Lufta e armatosur në mes të UÇPMB-së dhe forcave të Qeverisë së Republikës së Serbisë; Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001 dhe Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

“Përveç instancave dhe mekanizmave të BE-së edhe OKB-së do të duhej shkruar për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë informacione nga dora e parë mbi të punësuarit në administratën Komunale, kadastër, polici, gjyqësi, shëndetësi, respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve. Duke mbajtur bashkërisht Kuvendi Komunal i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezolute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-së të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine”, ka shkruar ai.

Diplomati portugez Antonio Guterres, nga një janari 2017, është zyrtarisht Sekretar i OKB-së, duke e zëvendësuar Ban ki-Moonin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img