20,04,2024

Protesta e vetmuar e 72 vjeçarit përballë ambasadës italiane

Must Read

protestaambasada

72-vjeçari nga Kavaja, Madrit Maliqati udhëton çdo ditë në Tiranë për të protestuar para Ambasadës Italiane. Arsyeja është se shteti italian nuk i njeh 12 vite kontribute gjatë kohës që ka emigruar dhe punuar në shtetin fqinj. “Kush më tall, kush…njëri ndaloi tani dhe më tha ke humb mumën. Një indiferentizëm i trishtueshëm , i shëmtuar edhe qëndrimi i këtushëm” ka thënë Maliqati për OraNews. Pavarësisht se nuk ka gjetur asnjë mbështetje, ai vazhdon të protestojë për të drejtën e tij. Shpreson që protesta e tij të jetë një shtysë për qeverinë shqiptare për të inicuar dhe finalizuar marrëveshjet me shtetet si Greqia dhe Italia për njohjen e kontributeve dhe të pensioneve, përpjekje që deri tani janë refuzuar nga fqinjët.

Madrit Maliqati: Rri me gjysmë pensioni këtu sepse më mungojnë vitet që kam punuar në Itali.

Sa vite keni punuar në Itali?

Madrit Maliqati: 12 vite punë janë, është sa për 2 pensione shqiptare.

Keni qenë i siguruar atje?

Madrit Maliqati: Po sigurisht, kam qenë i ligjshëm. Jo më thonë duhet të bësh 20 vjet punë. Dhe sikur 20 vjet të bëja, do të më thoshin duhet të bësh 21./OraNews

protesta_0

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img