Uncategorized

PROPOZIMI I RI: SA DO TË ULEN PAGAT E PROKURORËVE DHE GJYQTARËVE?


Publikuar më:


Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës do të pësojnë ulje, sipas propozimit të grupit punues të Komisionit për Administratë Publike.

Sipas propozimit të këtij grupi punues, koeficienti i pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve ka pësuar ulje në pothuajse të gjitha kategoritë e tyre.

Koeficienti i pagës së kryetarit të Këshillit Prokurorial dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor është ulur nga 9.00 sipas Ligjit aktual për pagat, në 8.00 sipas propozimit të grupit punues brenda Komisionit për Administratë Publike, raporton Gazeta Online Insajderi.

Sipas propozimit të rij, 8.0 do të jetë koeficienti edhe për kryetarin e Gjykatës Supreme dhe kryeprokurorin e Shtetit.

Ndërkaq, ulje në koeficient të pagës kanë pësuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale – nga 8.00 në 7.75 – dhe kryetari i Gjykatës Themelore – nga 7.00 në 6.75.

To Top