25,04,2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim kundër tre të pandehurve

Must Read

Ferizaj, 10 Janar 2019– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër tre personave të pandehur.
Kundër të pandehurve E.D., dhe A.B., është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se E.D, A.B., dhe F.H., i cili gjendet në arrati, në bashkëkryerje dhe me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, kanë kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit S.S., në atë mënyrë që me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e të dëmtuarit dhë kanë marrë veturën e markës “BMW”, Tv Plaza Samsung, DVD, kuti me bizhuteri, 4 burmashina, 2 hillta, një
bicikletë elektrike, një pompë të ujit, një motor të ujit për zbrazje, zmadhues zëri për veturë, bateri(akumulatorë), 5 radio të veturave si dhe kanë demuluar tërë shtëpinë, më të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vjedhje e rëndë” .
Gjithashtu, edhe kundër të pandehurit A.I., është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 08.01.2019, i pandehuri pas një fjalosje rreth disa parave që i’a ka kërkuar e dëmtuara-nëna e tij, tensionohet situata dhe me dashje i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale penale “Lëndim i rëndë trupor” .

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit gjenden në ndalim dhe ndaj tyre është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img