03,05,2024

Bora po shkakton probleme në komunikacion edhe në Ferizaj

Must Read

Reshjet e pandërprera të borës sot  edhe në Ferizaj po shkaktojnë probleme në qarkullim.

Edhe pse nëpër shumë pjesë  të qytetit shihen makinerit për pastrimin e rrugëve  prapë komunikacioni po zhvillohet me vështirësi për shkak të reshjeve të pandërprera të borës.

Gjendje më e vështirësuar po paraqitet në zonat malore, si në Jezerc dhe  Kashtanjevë. Por gjatë ditës  ka pasur njoftime edhe nga fshatrat tjera se  qarkullimi është vështirësuar edhe në ato rrugë edhe pse deri në mëngjes  ishte punuar në hapjen e tyre.

Nga tereni bëhet e ditur se  rruga në fshatin Kosinë   është vëshitërsuar  shumë, si dhe një pjesë e fshatin Sojevë  pothuajse ka mbet i izoluar.

Në anën tjetër operatorët ekonomik kanë  shtuar aktivitetin e tyre edhe në pjesët e trotuareve për të cilat po përdoret  makineri adekuate, të cilat  janë të përshtatshme  për këto pjesë.

Sipas zyrtarit  të Drejtorisë  së Shërbimeve  Publike dhe Emergjencës, Ismail Mehmeti, të gjithë operatorët janë në teren dhe janë duke u munduar  që të pastrojnë të gjitha rrugët në komunën e Ferizajt. “Puna do të vazhdojë gjatë gjithë kohës” ka thënë Mehmeti.

Në anën tjertër dikush  i ka përvjelë mëngët dhe i ka hyrë vetë punës për pastrimin e borës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img