26,04,2024

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-drejtorit Grainca dhe dy personave të tjerë

Must Read

Ferizaj.30.12.2017. Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj ish- drejtorit të urbanizimit të Ferizajt, Faik Grainca, dhe ndaj dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.
Aktakuza ndaj ish-drejtorit dhe personave te tjerë vjen gati 4 muaj pasi që hetuesia e Ferizajt bëri kallëzim penal, në të cilin ishin shprehur dyshime të bazuara për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Kjo aktakuzë ndërlidhet me dyshimet për keqpërdorim të nënshkrimeve dhe falsifikim të një peticioni, me rastin e shqyrtimit të ankesave në Planin Zhvillimor të Ferizajt.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, i ka konfirmuar TV TEMA se prokurori i rastit e ka dërguar aktakuzën dje në gjykatë, duke u shprehur se ky veprim paraqet një sinjal të qartë të funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Plani Zhvillimor i Ferizajt edhe pse kishte marrë dritën e gjelbër në kuvendin komunal të Ferizajt më 21 shtator të këtij viti, akoma po kontestohet nga shumë qytetarë, biznese dhe shoqëria civile e Ferizajt, për shkak të parregullsive dhe shkeljeve ligjore që janë bërë nga administrata e kaluar komunale me rastin e hartimit të tij,transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img