02,05,2024

Prokurori Blakaj, mashtrues apo hero

Must Read

Me zhvillimet e fundit në rastin e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Elez Blakaj, diskutohet në çdo vend, në kafene, shtëpi, në rrugë, e ku jo. Madje një qasje, me humor të zi, nuk mungon edhe në rrjetet sociale, ku qytetar, artistë, fëmijë, e politikan të vendit, punën e prokurorit e shohin në disa këndvështrime.
Një pjesë e qytetarëve, kryesisht politikanë, punën e Blakajt e vlerësojnë me notën negative, madje edhe duke ofenduar me një gjuhë mjaft denigruese, përmes së cilës pasqyrohet puna institucionale. Termi rrenc, matrapaz, hajdut pulash e çka jo, janë terme që të irritojnë. Përfitimi i tij, gjoja me manipulim të shpifur, me listat e veteranëve, për të fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA, janë përcaktime, për të cilat konsideroj se nuk duhet të qëndrojnë. Kam besim në institucionet e vendit, se po të ishte kjo e fundit, atëherë, besoj thellë në forcën e shtetit, për të bërë padi mbi personalitetin e Blakajt, ushtrimin e kërkesës për kthim në atdhe dhe dhënien e përgjegjësisë për këto shpifje dhe huti që është krijuar në vend.
Një pjesë e popullatës, kryesisht ata të cilët asgjë nuk bënë për lirin e Kosovës, punën e Blakajt e vlerësojnë me nivelin e heroit të vendit, pasi që atyre u duhet një argument, për të pasur në dispozicion, pse nuk bërën asgjë për çlirimin e vendit. Puna e tij prej heroit nga këndi i tyre, të nevrikos, të bënë ta përdorësh një gjuhë denigruese, ashtu siç po ndodh ditëve të fundit.
Pjesa më e madhe e popullatës, të cilët janë të vet dijshëm mbi humbjen e kredibilitetit të veteranit të UÇK-së, ndajnë mendime të ndryshme, nga këto dy të parat. Punën e prokurorit Blakaj e shohin me kritik, i pa guximshëm në shtyrjen e hetimeve deri në fund, për ta sjellur në dritë të vërtetën e fryrjes së listave të veteranëve.
Një pjesë simbolike e qytetarëve, kryesisht jo guximtarë, punën e prokurorit e admirojnë, duke e arsyetuar edhe ikjen e tij nga Republika e Kosovës, duke mos rrezikuar të ballafaqohet me manipuluesit e listave dhe profiterat që gëzojnë statusin e Veteranit, Invalidit e të Dëshmorit të UÇK-së.
Në fakt, çdo qytetar apo zyrtar i vendit, e ka të drejtën e komentimit, mbi këtë çështje kaq të dhimbshme, pasi që tek e fundit, asistencën që gëzojnë veteranët e UÇK-së, janë mjetet e grumbulluara nga taksat e tyre, por se kanë të drejtën të tallen, madje me shprehje më banale, duke nëpërkëmbur krenarin që ndjenin dikur luftëtarët e vërtet.
Madje edhe vetë gjuha e përdorur e kryeministrit të vendit është e papranueshme. Zëri institucional i ngritur, kundër prokurorit Blakaj, krijon terren jo të favorshëm për prokurorët e tjerë, për ta vazhduar hetimin të lënë përgjysmë, për trajtim të drejt e të paanshëm.
A është kërcënuar prokurori Blakaj, apo ishte interes i shkuarjes së tij në SHBA, konsideroj se është në mandatin qeveritarë, për të sjellur të vërtetën për opinionin kosovarë. Duhet të kërkohet urgjentisht ekstradimi i tij në Kosovë, për të vazhduar në vendin e punës, në të kundërtën, proceset integruese në BE, do të stagnojnë, për vetë faktin e prezantimit të brishtë të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, edhe pse konsideroj se nuk duhej të kishe ndërlidhje këto dy procese, por mos gatishmëria e sistemit të drejtësisë, kundër manipulatorëve të vendit, zbehë besueshmërinë ndërkombëtare për një trajtim të drejt e dinitozë.
Ofrimi i dokumentacionit nga vetë kryeministri, për të shkuar drejt pastrimit të listave të veteranëve të UÇK-së, është një gjest që të bënë optimist për këtë proces, atëher vetvetiu rrjedhë edhe pyetja logjike!
Prej kujt u kërcënua Elez Blakaj, nëse do ta kishte përkrahjen qeveritare?
Nuk dua të besoj në djallëzinë e përfolur të prokurorit Blakaj, por institucionet e vendit, urgjentisht duhen të merren edhe me marrëveshjet politike, të liderëve të vendit, që në emër të luftës çlirimtare, u munduan për të krijuar një unitet gjithë popullorë.
Dikur simbol i krenarisë së vendit, sot të përbuzur, konsideroj se nuk e kanë merituar një trajtim të tillë, ata djem e vajza, që nuk kursyen asgjë nga vetja, për të qenë në ballë të makinerisë vrastare serbe.
Edhe nëse ndokush, dëshiron të ndaj mendimin e tij personal, lidhur me këtë proces, është e domosdoshme të ruaj pjesën e sinqertë të veteranëve, pasi që kjo gjendje mundë të eskaloj me fyerjet nga më të ulta, drejtuar Luftëtarëve të Vërtet të Lirisë.
A janë manipuluar listat, kjo nuk donë koment!, madje e dinë edhe fëmijët e vegjël.
A mund të pastrohen? – Sigurisht se po, me një gatishmëri politike të të gjithë spektrit politik në vend.
Komisioni qeveritarë ka gabuar rëndë.
Flitet për numrin rreth 55.000-60.000 mijë veteran.
E pa kuptimtë, por e vërtet. Marrëveshjet politike, gjithnjë janë të dhimbshme në disa raste të veçanta, andaj edhe këto marrëveshje që asnjëherë s’u bën publike, humbin shpresën e veteranëve të vërtet, për një jetë normale në Kosovë.
Veteranë të vërtet, mbaje kokën lartë, mos turprohi për atë që bëtë dje, pasi që e sotmja është e dhimbshme, e nesërmja mundë të jetë me rreze të mbushura, e këndshme për çdo njërin nga ju.
Ju bëtë një luftë të drejt, për një Kosovë të lirë, për një popull që të shprehet lirshëm, por ju nuk dhatë mundin e juaj, që sot të fyheni nga populli, ajo është politik e dashakeqëve të vendit, populli ju admironte dje, sot e do të mburret me ju edhe nesër.
Lavdi për jetë e mot, për të gjithë ju të gjallët.
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit, që në periudha të ndryshme kohore, dhanë të shtrenjtën e tyre, jetën për të jetuar të lirë……

Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img