Ferizaj

PRO NET  vazhdon me aktivitetet për ta shënuar Ditën Botërore të Artit


Publikuar më:


17 Prill 2016 , Shtime

Rrjeti i organizatave jo qeveritare PRO NET në Shtime dje me datë 16 prill 2016 në fshatin turistik Llanisht të Shtimes ka vazhduar me aktivitet që janë paraparë të zhvillohen në kuadër të Javës së Artit organizuar nga Pro Net për nder të ditës botërore të artit dhe përkrahur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Shtimes.

I pari i Pro Net Fatlum Rexhaj foli për ecurinë e aktiviteteve të cilat i cilësoj si shumë të suksesshme për faktin që pjesëmarrja në projekt e të rinjve është e kënaqshme dhe ata që po marrin pjesë po ndihen mirë.

„Është mbresëlënës fakti që të të rinjtë e Komunës së Shtimes sot ju përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në projektin tonë, numri i të interesuarve ishte edhe më i madh por ne në projekt propozim kishim paraparë këtë shifër që është sot prezent por shpresojmë që në aktivitetet e radhës të rrisim edhe numrin e pjesëmarrësve në aktivitet, e rëndësishme është që sot ata po kalojnë mire dhe po kanë mundësi të shprehin talentin e tyre në pikturë,fotografi, grafite dhe në një aktivitet të emëruar si DIY apo Do It Your Self „ tha mes tjerash Rexhaj për Ferizaj Press.

Java e Artit do të vazhdoj deri të shtunën e radhës ku për aktivitet tjera do të njoftoheni me kohë në faqen zyrtare të Pro Net ndërsa përmbyllja e këtij projekti pritet të bëhet të shtunën me datë 23 Prill 2016 në Shtëpinë e Kulturës ku do të hapet edhe ekspozita me punime nga pjesëmarrësit në Javën e Artit.

IMG_0048 IMG_0037 Shtime 1 Shtime IMG_0093

 

 

Comments
To Top