26,04,2024

Prezantohet drafti i raportit të vlerësimi mjedisor strategjik, dokument ky që i hap rrugë hartës zonale në Ferizaj

Must Read

Kompania konsulente INSI e cila në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, ashtu siç e parashohin ligjet në fuqi ka prezantuar sot para publikut ferizajas dokumentin e vlerësimit mjedisor strategjik i cili më pas shërben si udhëzim i rëndësishëm për dokumentin përfundimtar të hartës zonale. Sylejman Berisha ekspert mjedisor nga kjo kompani ka shpjeguar se ka mjaft sfida që propozimet që dalin nga dokumentet për t’u zbatuar në praktike prandaj duhet një vëmendje më e madhe nga organet kompetente.

“Sot u prezantua raporti i draftit të vlerësimit strategjik mjedisor të hartës zonale të komunës së Ferizajt, ky është hap ligjor që është i parapare, sipas procedurave ligjore para shqyrtimit të hartës zonale”, ka thënë Berisha.

Berisha tutje është shprehur se ky dokument është mjaft ngushte i lidhur edhe me planin Zhvillimor komunal dhe propozimet apo sugjerimet e qytetarëve mund të jepen gjatë ditëve në vijim për t’u inkorporuar në dokument.

Komuna e Ferizajt ka kohë që ka shfaqur interesim dhe angazhim që ta ketë dokumentin e hartës zonale. Kjo për faktin se rregullon aspekte të ndërtimit. Ndërsa afatet kohore thuhet se po respektohen me përpikmëri dhe pikërisht takimi i sotëm është njëri ndër fillimet e prezantimit të hartës zonale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img