20,04,2024

Presidenti Thaçi: Efikasiteti i gjyqësorit prek procesin e integrimeve euroatlantike

Must Read

Hashim-Thaci-007

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Sipas një njoftimi të Presidencës, Thaçi konfirmoi mbështetjen për punën e institucioneve të drejtësisë.

“Keni përkrahjen e plotë të Zyrës së Presidentit në punën e institucioneve të drejtësisë, si dhe theksimin dhe ruajtjen e pavarësisë së tyre”, citohet tu ketë thënë atyre presidenti Thaçi.

Po sipas njoftimit, ai u ka thënë se duhet të vazhdohet reforma në drejtësi dhe të shtohet efikasiteti dhe në të njëjtën kohë të punohet në afirmimin më të madh të të arriturave të gjyqësorit.

Njoftimi gjithashtu bën të ditur se Presidenti Thaçi i informoi kryetarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Gjykatës Supreme për iniciativën që të ndryshohet dhe të plotësohet Kodi Penal, ashtu që të eliminohen dobësitë dhe boshllëqet ligjore.

“Efikasiteti i gjyqësorit është i rëndësishëm për zhvillimin e tërësishëm të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

“Efikasiteti i gjyqësorit prek edhe procesin e integrimit euro-atlantik të vendit”, ka shtuar më tej ai.

Funksionalizmi i gjyqësorit në veri të vendit, ngritja e kapaciteteve të gjyqësorit, nxitja e kuadrove të reja që të bëhen pjesë e sistemit ishin gjithashtu tema që u diskutuan në takim.

Presidenti Thaçi ka folur edhe bartjen e kompetencave të EULEX-it tek institucionet e Kosovës.

“KGJK dhe gjykatat të dëshmojnë se janë të gatshme t’i pranojnë kompetencat dhe t’i ushtrojnë ato me përgjegjësi ndaj qytetarëve”, ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img