26,04,2024

Premtohet avancim dhe fuqizim  i shërbimit të edukimit për nëna dhe fëmijë

Must Read

 

Ferizaj.22.06.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, përfaqësuesit nga UNICEF, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Besnik Berisha, drejtorin e QKMF-së në Ferizaj, Asllan Bajrami, përfaqësuesen nga sindikata e punëtorëve shëndetësor, Tevide Imeri, infermieren Kefsere Vata si dhe punonjës tjerë shëndetësor kanë zhvilluar sot vizitën shtëpiake në familjen Haliti në fshatin Manastirc për të parë nga afër implementimin e projektit të edukimit shëndetësor përkatësisht të kujdesit për nëna dhe fëmijë, që po implementohet nga QKMF.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka vlerësuar këtë shërbim ndaj qytetarëve si tejet të rëndësishëm në rritjen e kujdesit ndaj të porsalindurve si dhe falënderoi ministrin Ismaili për vullnetin e tij që ky shërbim të avancohet dhe fuqizohet edhe më tej. Theks të veçantë, kryetari Aliu vendosi mbi zgjerimin e këtij shërbimi në mënyrë që në numër sa më të madh të ofrohet ndaj nënave dhe fëmijëve.

Në anën tjetër, edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në vizitën që i bëri kësaj familje me kushte jo të mira ekonomike u zotua se ky projekt por edhe modeli i kujdesit shtetëror ndaj nënave dhe të porsalindurve është prioritet dhe rrugë që po ndjek Ministria e Shëndetësisë në ofrimin e shërbimeve të edukimit për nëna dhe fëmijë.

Komuna e Ferizajt është ndër komunat kryesore në vend dhe më të suksesshmet ku po implementohet dhe ka evoluar ky projekt.

Aktualisht 4 qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj ofrojnë këtë shërbim me staf të posaçëm profesional që mbulojnë gjithë territorin e Ferizajt.

Ofrimi i këtij shërbimi përfshin vizitat sistematike në familjet me të porsalindur, edukimi i nënave për gjidhënie, mirëmbajtja e fëmijëve, ushqyeshmëria, përcjellja e tyre nga mosha 0 deri në 3 vjeç si dhe një varg rekomandimesh profesionale që dalin nga ky projekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img