16,04,2024

Prapë tërmet i fuqishëm në Ekuador

Must Read

ekuador_7083

Një termet i fuqishëm me fuqi 6.0 ka goditur brigjet e bregdetit në Ekuador të enjten mbrëma.

Në një termet të më hershëm të vdekur kishin mbetur 587 njerëz, përderisa të mbijetuarit e tragjedisë, kërkonin me ngulm ushqim, ujë dhe shërbime mjekësore në zonën e fatkeqësisë.

Ndërkohë Cesar Navas, ministri i sigurisë, siguroi bashkatdhetarët e tij se deri më tani nuk ka asnjë rrezik për cunami, ndonëse akoma nuk ka ndonjë raport për dëmet e shkaktuara.

Epiqendra e fundit Tërmeti ishte 100 km (62 milje) në veri-veriperëndim të Portoviejo dhe në një thellësi prej 10 km (gjashtë milje).

Presidenti Rafael Correa tha në Twitter se tri tronditje janë regjistruar vetëm të enjten në mbrëmje.

Nga termet e shkaktuara më herët në Ekuador, numri i të vdekurve kishte arritur në 570 njerëz. Dëmet materiale të shumta ishin shkaktuar me rrënimin e qindra ndërtesave dhe dëmtimin e infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img