27,04,2024

Policia të marrë masa për siguri më të madhe në rrugë

Must Read

dita-e-komunikacionit230416

Me disa aktivitete të ndryshme në tri rrugët e kryeqytet, sot u shënua dita vendore e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugor, ku u kërkuar që të gjitha ata që nesër janë në komunikacion në ora 12:00, të ndalin automjetet për pesë sekonda në shenjë solidarizimi me viktimat e trafikut.

Drejtori i organizatës Q.ZH.M-impact, Naim Berisha kujtoi aksidentet rrugore që ndodhën po të njëjtën ditë në vitet e kaluara.

Ish-futbollisti i njohur, Elmi Fazliu kërkoi që të gjitha të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion. Mes të tjerash ai kërkon që ditën e nesërme si shenj solidarizimi të gjithë vozitësit të ndalen për pesë sekonda aty ku nuk e pengojnë trafikun rrugor.

“Unë i ftoj të gjitha qytetarët e vendit që nesër në ora 12:00, ata që janë në rrugë dhe që nuk e pengojnë trafikun të stopohen për pesë sekonda, në shenjë solidarizimi me viktimat e trafikut. Ky mesazh do të ndikojë edhe tek vozitësit që gjenden në rrugë dhe t’i porosisë ata që të kenë kujdes më të shtuar. Gjithashtu, kisha kërkua edhe nga Policia dhe të gjitha institucionet relevante që të marrin masa për sigurinë më të madhe në rrugë ose për ndryshe numri i viktimave do të vije vetëm duke u rritur”, tha Fazliu.

Ndryshe, në vitin 2014, si pasojë e aksidenteve në komunikacion kanë vdekur 103 persona, ndërsa në vitin 2015 nga aksidentet kanë vdekur 105 persona.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/siguri/policia-te-marre-masa-per-siguri-me-te-madhe-ne-rruge-70853/#sthash.NvQ6gIrh.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img