16,07,2024

Në Prizren kapen 61 lëmoshë kërkues

Must Read

Lypsaret-1-1385797260-650x358

Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren janë kapur 61 lëmoshë kërkues, shtetas të Shqipërisë dhe të përkatësisë rome, raporton PrizrenPress.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Rambuje”, ku gjatë kontrollit në një shtëpi janë gjetur 34 persona (15 meshkuj dhe 19 femra) që janë dërguar në gjykatë, ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Jeta e Re”, ku janë kapur 14 persona (8 meshkuj dhe 6 femra), të cilët me urdhër të gjykatës janë depërtuar në Shqipëri.

Kurse, në rrugën “Ersam Mazreku” herët në mëngjes, janë shoqëruar në polici 13 persona (8 meshkuj dhe 5 femra), të cilëve u janë konfiskuar pasaportat, respektivisht letërnjoftimet, për të siguruar praninë e tyre në gjykatë më datën 25.04.2016. /PrizrenPress.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img