25,04,2024

Policia greke, negociata me refugjatët në Idomeni për ta zhbllokuar rrugën hekurudhore

Must Read

577868-655x356

Autoritetet greke u kanë kërkuar sot emigrantëve të strehuar në kampin e Idomenit të çbllokojnë rrugën hekurudhore dhe të lejojnë kalimin e mallrave të cilat kanë mbetur të bllokuara prej një muaji.

Por emigrantët thonë se kjo është shpresa e tyre e fundit për të realizuar qëllimin e tyre, kalimin e kufirit greko maqedonas.

Policia greke u përpoq të bindë sot emigrantët të mos bllokojnë shinat e trenit që kalojnë nëpër kampin e improvizuar të Idomenit në kufirin greko-maqedonas dhe të lejojë kalimin e ngarkesave të bllokuara prej më shumë se një muaji. Por negociatat nuk kanë pasur sukses, një pjesë e mirë e tyre kanë deklaruar se nuk do të lëvizin prej aty deri në përmbushjen e kërkesës së tyre, që është hapja e kufirit.

Policia çdo ditë na kërkon të largohemi nga rruga hekurudhore, por kjo është shpresa jonë e fundit. Nëse ne do të lejojmë funksionimin normal të linjave hekurudhore, ata do të na harrojnë këtu, thotë Abduli, një emigrant nga Siria në këtë rast një prej protestuesve.

Në 31 ditët e fundit linjat e trenit kanë kaluar nga Bullgaria, gjë që ka rritur me 25 përqind koston për kompanitë ndërkombëtare të transportit.

Rreth 12.000 emigrantë jetojnë në kushte të mjerueshme johigjienike në Idomeni dhe refuzojnë të akomodohen në qendrat e pritjes me shpresën e hapjes së kufirit. Rruga ballkanike u mbyll pak para arritjes së marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Qeveria greke u ka lënë afat deri më 1 maj klandestinëve të largohen, në rast të kundër do të nisë pastrimi me forcë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img