26,04,2024

Policia e Kosovës, fituese e kupës në turneun e volejbollit

Must Read

Ferizaj.16.02.2018. Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme është shpallur fituese e turneut në volejboll në konkurrencën e femrave, Komuna e Vitisë zuri vendin e dytë, ndërsa vendi e tretë e fitoi Komuna e Ferizajt dhe Spitali i qytetit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa u organizua nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut.

Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila theksoi se kjo garë tashmë është tradicionale që po mbahet në qytetin e Ferizaj. Ajo ka falënderuar edhe komunat fqinjë si atë të Shtimes, Vitisë dhe Lipjanit që morën pjesë në këtë turne, por edhe Policinë e Ferizajt, Spitalin e qytetit si dhe ekipin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e cila ka vlerësuar tejet lartë angazhimin e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në ketë turne.

Kryesuesja Gashi në këtë turne i është bashkuar edhe ekipit pjesëmarrës të Komunës së Ferizajt, në këtë lojë.

Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse u ndan edhe mirënjohje dhe kupa nga organizatoret e kësaj ngjarje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img