14,07,2025

Policia e Kosovës bastisë dy shtëpi dhe konfiskon armë

Must Read

policia1

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë, dhe lokalet përcjellëse të dy personave të dyshuar serb, në komunën e Shtërpcës.

Gjatë operacionit të djeshëm, PK ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, me shtatë karikatorë dhe 166 fishekë të kalibrit 7.62 milimetër, një granatë dore M-50, një pistoletë EkolTuna me një karikator dhe gashtë fishekë, një armë “Toz“ me tre karikatorë dhe 178 fishekë të kalibrit 5.6 milimetër, dhe disa gjëra tjera.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

“Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës, më 14.07.2025, mund të paraqiten probleme me furnizimin me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img