12,11,2025

Policia e Kosovës bastisë dy shtëpi dhe konfiskon armë

Must Read

policia1

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë, dhe lokalet përcjellëse të dy personave të dyshuar serb, në komunën e Shtërpcës.

Gjatë operacionit të djeshëm, PK ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, me shtatë karikatorë dhe 166 fishekë të kalibrit 7.62 milimetër, një granatë dore M-50, një pistoletë EkolTuna me një karikator dhe gashtë fishekë, një armë “Toz“ me tre karikatorë dhe 178 fishekë të kalibrit 5.6 milimetër, dhe disa gjëra tjera.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img