20,04,2024

Policia dhe shoqëria civile  shpërndanë ndihma  për familje në nevojë

Must Read

Mjetet e grumbulluara nga minimaratona e cila u mbajt ditë më parë nën organizimin e Policisë së Kosovës dhe shoqërisë civile në Ferizaj sot u janë shpërndarë 8 familjeve në nevojë.

Familjet   të cilat më parë ishin përzgjedhur nga Qendra për punë sociale sot nga mjetet e grumbulluara nga minimaratona   përfituan nga një pako  me artikuj ushqimor dhe nga 50 euro mjete monetare.

“Policia e Kosovës,Drejtoria Rajonale në Ferizaj përveç tjerave  së bashku më shoqërinë civile kemi organizuar minimaratonën dhe mjetet e grumbulluara në atë minimaratonë ua kemi dedikuar familjeve në nevojë.Familjet të cilat po përfitojnë këto ndihma modeste janë të përzgjedhura nga Qendra për punë sociale në Ferizaj. Pako e cila po u shpërndahet sot këtyre familjeve  k vlerën prej 50 euro dhe  nga 50 euro janë mjete monetare dhe në prag të festës së Bajramit tu gjenden këtyre familjeve” tha  majori Basri  Shabani.

Edhe  Albion Sherifi   nga Shoqëria civile e ka cilësuar këtë si një gjest të mirë edhe pse simbolik port ë vlefshëm par ata  që kanë nevojë e sidomos ne këto ditë  para festës së Bajramit

“Në bashkëpunim me policinë e Kosovës ,Regjioni I Ferizajt,ne si organizata të shoqërisë civile jemi munduar që të japim ndihmën tonë sadopak në prag të festës së Bajramit për familjet në nevojë në Komunën e Ferizajt. Sado pak që bëhet në këtë drejtim është një shenjë  e mirë dhe një solidaritet I shoqërisë” ka thënë Albion Sherifi nga FOPOR.

“Këto ndihma janë të mirëseardhura  e sidomos  në prag të festës së Bajramit” ka thënë Afërdita Berisha ,përfituese e këtyre ndihmave.

Por gjatë   shpërndarjes së këtyre ndihmave në  hapësirat e stacionit të Policisë  me të kuptuar arsyen e këtyre familjeve  qytetarë të rastit  disa familjeve u ndanë ndihma,mjete monetare.

13555716_1076151255765120_693051596_o 13555911_1076151235765122_1344173287_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img