03,05,2024

Për vjedhjen në Rinas, 50 persona shoqërohen në polici

Must Read

Policia e Fushë-Krujës deri tani ka shoqëruar rreth 50 persona gjatë orëve të natës në lidhje me këtë ngjarje, por nuk ka asnjë gjurmë konkrete rreth grabitësve.

Rreth orës 14:15 minuta, të ditës së enjte, tre persona të armatosur prenë menteshat e një prej portave hyrëse, që të çojnë në pistën e aeroportit dhe më pas hynë me një automjet.

Në të njëjtën kohë, nga terminali ishte nisur makina e kompanisë së ruajtjes fizike “Nazeri 2000”, që transportonte disa miliona euro, drejt avionit që do t’i transferonte paratë jashtë vendit, shkruan tvklan.

Tre personat, pasi i prenë rrugën makinës së blinduar, nën kërcënimin e armëve morën thasët me para dhe u larguan nga e njëjta derë. Nuk sqarohet nëse ka patur të shtëna me armë, por ekspertët janë duke punuar për të konfirmuar dyshimet.

Autorët u larguan më pas drejt Fushë – Prezës, ku edhe i vunë flakën makinës tip Benz për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur u gjet disa minuta më vonë nga policia, në arat e zonës.

The post Për vjedhjen në Rinas, 50 persona shoqërohen në polici appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img