02,07,2025

Po vdesin duke pritur kompensimin

Must Read

para

Shtatë ish-të burgosur nga Gjakova kanë ndërruar jetë nga sëmundjet kanceroze duke pritur kompensimin për dëmin e shkaktuar si pasojë e burgimit.

Në pritje të këtij kompensimi edhe shumë ish-të burgosur të tjerë shqiptarë po jetojnë në skamje, e një pjesë jo e vogël e tyre po vuajnë nga sëmundje të ndryshme si pasojë e torturave në burg dhe tani pa mbështetje për mjekim.

Petrit Vula, një nga të burgosurit e grupit të Gjakovës, dhe një nga mjeshtrit më të njohur të kësaj komune që i dha disa vite të jetës së tij Kosovës i burgosur në Serbi, shteti i ri i tij nuk po i gjendet pranë as për ilaç. Për të tash financiarisht kontribuojnë vetëm të afërmit dhe miqtë.

Vula pas bërjes së dy operacioneve në kokë si pasojë e një tumori, është i palëvizshëm dhe nën përkujdesjen e pandërprerë të bashkëshortes së tij, Ilirianës, që ia pamundëson asaj të gjejë ndonjë punë të rëndomtë dhe të mbajë familjen. Në këtë familje të ardhurat mujore janë vetëm 75 euro, si pension invalidor që merr kryefamiljari Petrit Vula.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img