26,04,2024

Po mbahet kolonia artistike tradicionale për Ditën Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsin

Must Read

Ferizaj.08.03.2018. Që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në hollin afër sallës së Kuvendit të Komunës, filloi kolonia artistike e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në krye me kryetaren e saj, Pranvera Sylejmani.

Me këtë rast, kryetarja e kësaj shoqate, Pranvera Sylejmani, tha se festën e 8 Marsit, për të 14-herë me radhë po e festojnë në këtë mënyrë duke punuar. “Ekspozimi i punës se çka kemi punuar do të bëhet në orën 18:00 dhe mysafirë do të jenë femrat nga institucionet, femrat nga bizneset dhe atyre do t’u dhurohen punimet. Artistet do të jenë të lira për të punuar”, ka thënë Sylejmani.

Ndërkaq Drilona Murseli nga Ferizaj dhe Argenita Fetahu, kanë zgjedhur që të punojnë piktura me motivet që i përkasin kësaj dite.

Në këtë koloni artistike po marrin pjesë rreth 20 femra artiste nga e gjithë Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img