28,03,2024

Përmbyllet projekti “Rinia për Gratë”, marrin pjesë edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës

Must Read

Nëntori i parapriu Ferizajt me një projekt të mrekullueshëm “Rinia për Gratë”, realizuar përgjatë gjithë muajit nëntor, në kuadër të kampanjës “Gratë për Gratë”.

Në aktivitetin përmbyllës të projektit “Gratë për Gratë”, i cili u organizuar për 23 ditë radhazi nga të rinjtë ferizajas, morën pjesë edhe deputeti Elmi Reçica, deputetja  Blerta Kadriu, kryesuesja e Asamblesë Komunale, Kristina Gashi-Bytyqi, Drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti dhe shumë asambliste komunale dhe të rinjtë që organizuan kampanjën “Gratë për Gratë”.

Ky aktivitet  u shënua simbolikisht para   muralit  me portretin e Heroinës së Kosovës  Hyrë Emini-Mira.

Me këtë rast të rinjtë ferizajas i ka përgëzuar deputeti  Elmi Reçica organizatorët dhe të rinjtë që realizuan këtë projekt

“Sot, bashkë me kolegen deputete, Blerta Deliu, ishim në Ferizaj në përmbyllje të këtij projekti të shkëlqyer dhe tejet domethënës, të realizuar e organizuar për 23 ditë radhazi, dhjetëra takime e aktivitete me grupe të grave që veprojnë në fusha të ndryshme, dedikuar e kushtuar fuqizimit të rolit dhe pozitës së gruas në shoqëri.

Shfrytëzoj rastin, t’i përgëzojë organizatorët dhe të rinjtë që realizuan këtë projekt të qëlluar, të kryesuar nga Vanesa, Orgesti, Arbresha, Behari dhe Qerimin për punën e tyre të shkëlqyer në avokimin, mbështetjen dhe fuqizimin e temave të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Me këtë rast, sot, muralet e qyetit të Ferizajt, u pasuruan edhe me një mural të veçantë, portretin e Heroinës së Kosovës, Hyrë Eminit-Mirës, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së saj të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”  ka shkruar deputeti Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img