03,07,2025

Me qindra qytetarë kontaktohen përmes telefonit që nga muaji korrik nga infermieret e Qendrës së Thirrjeve

Must Read

Ky shërbim u funksionalzua me qëllim të këshillimit, monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes shëndetsore të të prekurve nga COVID-19, të cilët gjenden në izolim shtëpiak.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsejtë 2558 kontakte telefonike me pacientët covid pozitivë, të cilëve u është ofruar kujdes dhe mbështetje. Infermieret që iu përgjigjen me kompetencë pyetjeve të pacientëve, në rastet kur vërejnë se gjendja e tyre po përkeqësohet, njoftojnë ekipet mobile për t’u ofrur ndihmën e nevojshme shëndetsore… dhe kjo ndodh çdo ditë, në çdo kohë e në çdo skaj të terroitorit të komunës sonë.

Ofrimi i kujdesit në këto ditë të vështira për pacientët e prekur nga covid është misioni i infermierëve në Qendren e Thirrjeve, telefonat e cilave nuk pushojnë asnjëherë.

Ato nuk kanë ditë të lira, nuk kanë fundjava relaksuese, nuk kanë pushime derisa të kenë nevojë qytetarët tanë për ndihmë. Ju nuk jeni vetëm, dikush kujdeset për ju!

Ato nuk kanë ditë të lira, nuk kanë fundjava relaksuese, nuk kanë pushime derisa të kenë nevojë qytetarët tanë për ndihmë.

Ju nuk jeni vetëm, dikush kujdeset për ju!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img