25,04,2024

Përleshen me thikë, djali vret babanë në ish-Bllok (FOTO)

Must Read

o90s9D9l

Tiranë- Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku djali ka vrarë me thikë babanë e tij dhe ka plagosur nënën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Zef Jubani”, pas një konflikti mes palëve.

Sipas burimeve, djali ka ndërhyrë në konfliktin mes prindërve duke vrarë babanë, Artur Kurti me thikë, ndërsa ka mbetur e plagosur e ëma. Nga informacionet paraprake, mësohet se shtetasi Kurti ka qenë në proces divorci me gruan. Ai është shfaqur në banesë, kur të pranishëm kanë qenë, gruaja, djali dhe daja i tij. Dyshohet se pas një konflikti mes tyre, djali ka marrë thikën dhe ka kryer krimin.

Detajet e vrasjes

Rreth orës 21:10, në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë, në Tiranë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti.

Ka qenë viktima Artur Kurti që ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas në rrethana ende të paqarta në përleshje e siper, shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimës. Njëkohësisht shtetasi L. R. që ka mbetur i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img