20,04,2024

Përkujtohen katër dëshmoret e Kaçanikut

Must Read
Në organizim të Forumit të Gruas së Degës së PDK-së në Kaçanik është mbajtur ora përkujtimore kushtuar dëshmoreve Mukadeze Lika, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se nëna shqiptare, jo vetëm që rriti trima, por edhe vetë u tregua e guximshme duke rrokur pushkën përkrahë burrave.
Ndërsa kryetarja e Gruas së PDK-së, Justina Shiroka-Pula, 1999-n e ka cilësuar vit të dhembjes, krenarisë, qëndresës dhe sakrificës.
“Thonë se liria arrihet kur synuesit e saj nuk tremben nga vdekja e këto heroina dëshmore nuk iu tremben vdekjes. Trimëreshat e luftës dhe qëndresës jetojnë pas vdekjes. Ato janë vetë liria. Gjaku i tyre, sakrifica e tyre ka vënë themelet e shtetit të lirë, që ne sot po e jetojmë. Momentet e shënimeve të përvjetorëve të kalimit në amshim të më të dashurave tona, janë të vështira për familjet dhe të gjithë ne, porse kjo dhimbje shndërrohet në krenari kur jemi bashkë me institucionet që vetë i krijuam”, ka deklaruar Shiroka-Pula.
Kryetarja e Degës së GD-së në Kaçanik, Mirlinda Dema, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për prezencën në orën përkujtimore.
Pjesëmarrësit e këtij manifestimi kanë vizituar dhe kanë bërë homazhe pranë pllakave përkujtimore dhe varrezave të dëshmorëve.
Në këtë orë përkujtimore ka marrë pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica dhe deputete tjera të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img