28,03,2024

Studentët e UShAF realizuan një ditë pune praktike në “KIVO”

Must Read

Marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) me kompani dhe biznese të ndryshme, kanë filluar të japin rezultatet e para.

Kështu, rreth 30 studentë të Departametit të hotelerisë dhe turizmit (Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe lidershipi), kanë mbajtur një ditë pune praktike në fabrikën për prodhimin e paketimit fleksibël “KIVO” në Kaçanik, ku kanë parë nga afër punën dhe prodhimtarinë që zhvillohet në këtë fabrikë, e cila ka organizuar vet edhe udhëtimin e studentëve.

Studentët janë shoqëruar vazhdimisht nga zyrtarët e Kompanisë, të cilët iu kanë mbajtur studentëve edhe ligjërata për fusha të ndryshme të organizimit të punës, në mënyrë që ky zingjir të funksionojë sa më mirë deri te produkti final, pra prodhimi.

Ligjëratat që janë mbajtur para studentëve kanë qenë kryesisht rreth vlerësimit, pushimeve, politikës së pagesës, prezantimi i dosjes së punëtorit. Po ashtu, studentët kanë dëgjuar edhe ligjëratë për prodhimin, procesin e prodhimit për importin e lëndës së parë, deri në produktin final, por edhe për kontrollin prej veshjes së punëtorit deri të kontrolla e produkteve finale për eksport.

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë mbetur shumë të kënaqur nga kjo ditë e punës praktike. Ata kanë falënderuar Kompaninë që ka hapur dyert për përgatitjen e tyre më të mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img