23,04,2024

Përkujtohen dëshmorët Muhamet Kabashi-Kelota e Rexhep Demiri-Sakica

Must Read

Në fshatin Talinovc i Muhaxherëve , këtë të premte është shënuar dita e shkollës ‘Dy dëshmorët” si dhe u përkujtuan dëshmorët e kësaj ane Muhamet Kabashi-Kelota e Rexhep Demiri-Sakica si dhe viktimat e kësaj ane.

Për të përkujtuar këtë dëshmorë ishin mbledhur struktura udhëheqëse të komunës së Ferizajt, prindër të dëshmorëve, si dhe mysafirë të shumtë.

13267926_1174000699301418_553458630758594530_n

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vlerësuar tejet lartë figurën e dy dëshmorëve.

“Kremta e shkollës suaj në përvjetorin e rënies së dy dëshmorëve, Muhamet Kabashi e Rexhep Demiri dhe në prag të përfundimit të vitit shkollor, ia shton edhe më shumë peshën kësaj dite, sepse na jep rastin të rishikojmë arritjet dhe sfidat tona përgjithësisht në rrugëtimin tonë disavjeçar si shtet i pavarur, në përpjekje për të përmbushuar synimet dhe idealet e të gjithë atyre bijve e bijave që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne kemi pak vite përvojë shtetndërtuese, por kjo përvojë e ka burimin në aspiratat e dhjetëra brezave, njerëzve të ditur, të arsimuar e të përkushtuar, që luftuan me pushkë e penë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, si Muhamet Kabashi e Rexhep Demiri . Ne u shprehim mirënjohjen më të thellë të gjithë brezave, heronjve, dëshmorëve e martirëve, që u përpoqën për të vënë themelet e shtetit tonë, që ne të jemi të lirë, të mësojmë lirshëm në shkollat tona”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe drejtoresha e kësaj shkolle Gyltene Haliti e cila ka folur për dëshmorët, por edhe për sukseset e nxënësve të shkollës së saj.
Për figurën e dy dëshmorëve Muhamet Kabashi-Kelota e Rexhep Demiri-Sakica, ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi.

Tek lapidari i dy dëshmorëve u vendosën kurora të freskëta me lule, ndërkaq për të pranishmit ishte përgatitur edhe një program i pasur kulturo-artistik.

13266120_1174001269301361_7331488087151917234_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img