26,04,2024

Përfundimisht, Qeveria s’i ka votat për të kaluar demarkacionin

Must Read
Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi

 

Deputetët e Listës “Srpska” i kanë krijuar telashe të reja Qeverisë së Kosovës lidhur me procedimin e demakraiconit me Malin e Zi.

Prej tash, Qeveria e Kosovës nuk mund të llogarisë në votat e deputetëve serbë, pasi ata, sot, vendosën të ngrijnë pozitat e tyre në Parlament e Qeveri. Rrjedhimisht, Qeveria në këtë situatë s’i ka 81 vota për të çuar përpara këtë version të shënimit të vijës kufitare me malazezët.

Serbët edhe në seancën e fundit kur ishte paraparë të votohej demarkacioni e kishin dështuar këtë proces me mopsjesmarrjen e tyre në seancë. Kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se një grup parlamentar kishte kushtëzuar votën pro demarkacionit dhe se kjo ishte arsyeja pse e kishte tërhequr këtë pikë të rendit të ditës nga seanca.

Serbët kanë vendosur sot të largohen nga Qeveria dhe Kuvendi si shenjë pakënaqësie me vendimin e Parlamentit lidhur me Ligjin për “Trepçën”. Kanë paralajmëruar edhe veprime tjera për të kundërshtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës. Kanë thënë se Shteti i Kosovës është shndërruar në sistem totalitar.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img