29,03,2024

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Shtime

Must Read

Në mëngjesin e së dielës është përfshirë nga zjarri fabrika për prodhimin e Vaskave “Hana-Tex” në qytezën e Shtimes.

Përveç dëmeve të mëdha fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Bajram Gashi, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Shtime ka thënë se në orën 8.45 minuta janë njoftuar punëtorët e fabrikës se zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

“Kemi intervenuar me kohë dhe kemi lokalizuar zjarrin në mënyrë që objektet tjera mos të përfshihen nga flaka, ndërkaq fabrika është djegur po thuajse tërësisht. Gjithashtu është djegur edhe një kombi i kësaj fabrikës derisa zjarri ka pasur përmasa të mëdha”, ka thënë Gashi, raporton Koha Ditore.

Ai është falënderues edhe për intervenimet e zjarrfikësve nga komuna e Ferizajt dhe ajo e Lipjanit.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e komunës së Ferizajt dhe e Lipjanit sepse zjarri ishte shumë i përhapur. Në këtë objekt dëmet janë shumë të mëdha, ndërkohë gjatë së hënës do të dalim një komision në vendin e ngjarjes për ta konstatuar gjendjen dhe shkaqet e zjarrit”, ka thënë midis të tjerash Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img