29,04,2024

Spitali i Ferizajt me një tjetër risi, kryhet për herë të parë proteza e gjurit

Must Read

Spitali i Ferizajt po vazhdon me zgjerimin e kapaciteteve operative.

Në këtë spital, këtë javë për herë të parë është realizuar vendosja e protezës së gjurit nga ekipa operatore ortopedike, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i këtij spitali, Dr Jeton Zeqiri, ka njoftuar se kjo është hera e parë që një protezë gjuri është vendosur në spitalin regjional të Ferizajt.

Këtë protezë e vendosën dyshja e specialistëve: Dr Visar Nushi dhe Dr Enver Ismaili, me ndihmën e anesteziologt Dr Njazi Vishi.

Ndryshe, vetëm kohë më parë, në këtë spital është realizuar edhe gastroskopia e parë me ndihmën dhe vullnetin e mirë të mjekut specilist Dr Vllaznim Fazliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img