19,04,2024

Përfaqësues të LMT-së të KFOR – it amerikan vizituan UShAF – in

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka pritur sot në takim përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitoruese (LMT) në Ferizaj të KFOR –it amerikan, znj. Allyson Mc Clain dhe Denver Parker.

Gjatë këtij takimi u dikutua për mundësitë e bashkëpunimit të Zyres Ndërlidhëse të KFOR-it amerikan dhe UShAF-it.
Rektori Bajraktari i informoj për funksionimin e Universitetit, i cili është unik në Kosovë, drejtimet që posedon, numrin e studentëve, personelin akademik, Bordin Industrial dhe funksionimin e ndikimin që ka ky Bord në Universitet, e posaqërisht për punën praktike të studentëve nëpër kompanitë vendore.

Po ashtu, rektori foli edhe për ligjërues të jashtëm nga vendet e ndryshme të botës, të cilët shpesh herë ligjërojnë në UShAF me tema të ndryshme nga të cilat studentët përfitojnë njohuri të reja, si dhe përmendi vendet turistike që posedon Kosova në të cilat studentët tanë kryejnë punën praktike në kuadër të programit të Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë.

Ndërsa, përfaqësuesit e Zyres Ndërlidhëse të KFOR-it, mbetën të kënaqur me punimet e studentëve në objektin e universitetit, si dhe premtuan se do të shqyrëtojnë mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img