28,03,2024

Për performancë të dobët në vitin 2017, Ferizaj humb grantin e performancës nga MAPL/DEMOS për vitin 2019

Must Read

Paraditen e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati bashkë me drejtoren e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, drejtoren e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani dhe Koordinatorin Komunal për Performancë, Albion Sherifi, pritën në takim përfaqësuesit e nga projekti DEMOS, Dardan Maliqi dhe Leonora Gjikokaj.
Në këtë takim, nga mysafirët u prezantua analiza e performancës së Komunës së Ferizajt, për vitin 2016 dhe 2017, sfidat dhe përparimet e shënuara në tregues të caktuar brenda fushës së veprimeve të sektorëve komunal.
Nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati njoftoi mysafirët mbi rrjedhën e veprimeve të ndërmarra nga qeverisja lokale me qëllim rritjen e performancës, përkatësisht shërbimeve më efikase ndaj qytetarëve tanë.
Edhe drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku tha se në planin financiar, Komuna e Ferizajt pret të vlerësohet pozitivisht si performancë, për shkakun se është vendosur disiplina financiare e munguar në qeverisjen e kaluar dhe e evidentuar edhe në raportin e prezantuar nga të pranishmit për performancën e Komunës së Ferizajt në vitin 2017.
Albion Sherifi, në cilësinë e Koordinatorit Komunal të Performancës, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet në këtë drejtim dhe ka filluar procesi i grumbullimit të të dhënave për t’i raportuar në kuadër të raportit integral që do të verifikohet nga niveli qendror për performancën e Komunës së Ferizajt për vitin 2018.

Zyrtarët nga DEMOS konfirmuan se për shkakun e performancës së dobët të vitit 2017, Komuna e Ferizajt nuk është kualifikuar për Grantin e Performancës për vitin 2019. Arsyet e moskualifikimit është se opinioni i auditimit të rregullsisë për vitin 2017 është opinion I kualifikuar me theksim të çështjes, e që si kusht minimal do të duhet të ishte opinioni i auditimit i pamodifikuar me theksim të çështjes.

Zyrtarët nga DEMOS njoftuan gjithashtu se me qëllim të rritjes së performancës së Komunave të Kosovës kanë paraparë të organizojnë disa trajnime në përgatitjen e stafit komunal për fushat ku evidentohen ngecje, me synimin që ato të shënojnë progres në vitet e ardhshme.

Nikoqirët e këtij takimi, falënderuan mysafirët për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë Komunën e Ferizajt në përmirësimin e performancës në shërbimet që ofrohen për qytetarët tanë, performancë kjo pozitive që shpërblehet edhe me grantin e përvitshëm të performancës që ndahet nga MAPL dhe DEMOS.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img