28,04,2024

Alarmohet Vuçiq pas vendimit të Qeverisë, mbledh ambasadorët e huaj në Beograd

Must Read

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, ka reaguar menjëherë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNTIT, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan mediumi serb, Vuçiq, gjithashtu, ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë si kundërpërgjigje për kampanjën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës. /GazetaExpress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img