03,07,2025

Për çfarë do ta mbani mend Presidenten Jahjaga? (FOTO)

Must Read

Jahjaga_Elizabeta-768x563

Pas një marrëveshje të partive politike në Kosovë, ndërmjetësues i së cilës ishte ish ambasadori amerikanë në Kosovë, Christofer Dell, Atifete Jahjaga u propozua për presidente.

Në mëngjesin e 7 prillit, ajo u nis herët nga banesa e saj, ku do të merrte pjesë në seancën e organizuar enkas për zgjedhjes e saj në krye të vendit.

Me shumicë votash ajo mori postin e presidentes, çka edhe bëri që Kosova të jetë një nga vendet e pakta evropiane që për presidente zgjodhi një grua.

Emërimi i Jahjagës në këtë post ndikoi në përmirësimin e imazhit të Kosovës si shtet, njofton Klan Kosova.

Ajo tani si presidente, pos sekretares Hilary Clinton, u prit edhe nga presidenti Barak Obama e zëvendësi i tij, Joe Biden.

Jahjaga u be pjesë e shumë takimeve të liderëve të rajonit, kontinentit e e botës .

Më poshtë mund të shikoni disa nga aktivitete e saj më të rëndësishme për këto pesë vite sa Jahjaga qëndroi në krye të shtetit.

Dhjetor 2011: Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, nënshkruajnë në Departamentin e Shtetit marrëveshjen për mbrojtjen dhe ruajtjen e pronave të posaçme kulturore.

jahjaga_2011

Shtator 2012: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama gjatë pritjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

jahjaga_2012

Qershor 2012: Vizita e Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi në Kosovë, 29 qershor 2012.

Jahjaga_topi

Shtator 2012: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon në selinë e organizatës botërore ne New York.

jahjaga_bankimoon

Tetor 2012: Prej 4 deri më 6 tetor 2012 në Prishtinë u mbajt Samiti Ndërkombëtar i Gruas, me temën “Partneriteti për ndryshim – fuqizimi i gruas”, organizuar nga Presidentja Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së.

jahjaga_ollbrigt

Tetor 2012: Vizita e Sekretares Clinton dhe Baroneshës Ashton në Kosovë.

jahjaga_clinton1

Janar 2013: Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë “World Future Energy Summit”, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Muhammad bin Zayed al Nahyan.

Jahjaga_abu dhabit

Shkurt 2013: Pjesë nga fjalimi i presidentes në përvjetorin e pestë të Pavarësisë. Presidentja Jahjaga: Historia e pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët është e re. Ajo është pjesë e secilit qytetar të Kosovës dhe e secilës gjeneratë. Është hap madhor në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në forcimin e sigurisë e të partneritetit jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Jahjaga_5 vjetori

Qershor 2013: Jahjaga nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Durhamit.

jahjaga_honoris causa

Shtator 2013: Jahjaga pret në takim shkrimtarin Ismail Kadare. “Prita në takim shkrimtarin e shquar shqiptar, zotëri Ismail Kadare, dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare. Në një bisedë shumë miqësore, biseduam për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova sot”.

jahjaga_Kadare

Dhjetor 2013: Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga në forumin TEDxAmsterdamWomen.

jahjaga tedex

Mars 2014: Takimi me Kombëtaren e Kosovës.

jahjaga_dresa_Kosova

Maj 2014: Jahjaga takohet me Hilary Clinton.

jahjaga_amerikanet

Maj 2014: Në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2014”.

jahjaga_vrapimi

Korrik 2014: Jahjaga duke folur me merkelin në Samitin Bërdo-Brioni.

jahjaga_merkel

Shtator 2014: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

jahjaga_Obama

Nëntor 2014: Vizita e Presidentes ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

jahjaga_mbreti

Janar 2015: Jahjaga merr pjesë në Marshin Republikan në Paris.

jahjaga_Paris

Janar 2015: Takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Jahjaga_MPJ

Janar 2015: Takimi me Papa Franceskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

papa

Maj 2015: Jahjaga pjesë e Instalacionit “Mendoj për ty”.

jahjaga_fustanet

Korrik 2015: Presidentja Atifete jahjaga takohet me Rita Oran.

Jahjaga_Rita

Korrik 2015: Jahjaga takohet Mbretreshën Elizabeta. “Moment historik. Nder dhe privilegj që ta falenderoj Lartmadhërinë e Saj, Mbretreshën Elizabetë për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Jahjaga_Elizabeta

Shtator 2015: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

jahjaga_Obama1

Nëntor 2015: Jahjaga takohet me Joe Baiden.

Jahjaga_Biden

Nëntor 2015: Mbajtja e kësaj arme në dorë nga Atifete Jahjaga kishte bërë bujë në rrjetet sociale.

Jahjaga_arma

Mars 2016: Jahjaga takohet me ekipin e filmit “SHOK”.

jahjaga_shok

Mars 2016: Jahjaga priti Princin Charls dhe bashkëshorten e tij, Dukeshën nga Cornwall.

Jahjaga pret mbren Charles

Prill 2016: Në ditën e fundit të saj presidentja Atifete Jahjaga ka folur para studentëve të Fakultetit Juridik.

Jahjaga studentwt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img