24,04,2024

PDK: Qeveria paushalle e Svarqës po ndërton objekte pa leje ndërtimi

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, ka kritikuar ashpër udhëheqjen e kësaj komune nga LDK-ja.

Përmes një konference nënkryetari i degës së PDK-së në Ferizaj Lulzim Aliu e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune Muharrem Sfarqen, për ndërtime pa leje në këtë komunë.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së:

Fokusi ynë, edhe kësaj radhe, është dëmi që po i shkaktohet komunës sonë dhe Qeverisë së Kosovës për shkak të keqmenaxhimit, injorancës dhe veprimit me inat.

Fokus është mosrealizimi i projektit për ndërtimin e objektit të  Qendrës Rinore dhe Kinemasë.

Ky objekt është planifikuar që të ndërtohet me bashkëinvestim me Qeverinë e Kosovës.

Por, bazuar në faktet e mbledhura këtyre ditëve, ky projekt do të dështojë së realizuari.

Arsyeja e dështimit është se objekti i paraparë me buxhet të vitit 2016 nuk ka leje ndërtimi.

Nuk ka leje ndërtimi sepse prona ku ka filluar ndërtimi është pronë e huaj, nuk është pronë e komunës.

Dmth. Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, uzurpon pronën e huaj dhe me paratë që i merr nga Qeveria e Kosovës dhe nga Buxheti i Komunës së Ferizajt fillon të ndërtojë, në atë pronë, objektin e Qendrës Rinore dhe Kinemasë për të cilin nuk është marrë leje ndërtimi.

Për të realizuar këtë mashtrim Kryetari i Komunës ka përdorur mekanizmin që e ka pasur nën ndikim të plotë, Zyrën e Prokurimit dhe Zyrën e krijuar joligjshëm të inspektoriatit.

Në këtë rast, nuk e shoh të tepërt t’jua kujtoj se kohë më parë, Kryetari Svarqa, në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me Statutin e Komunës dhe Ligjin për Vetqeverisje Lokale, formoi Zyrën e inspektoriatit dhe në krye të saj vendosi një shef, poashtu, në mënyrë të paligjshme.

Ai i mori inspektorët nga Drejtoria e Urbanizmit sepse “nuk besonte” se drejtori i kësaj drejtorije, z. Faik Grainca, do të ndalte ndërtimet e egra në qytet.

Shef i kësaj Zyreje të inspektorëve, në kohën e fillimit të ndërtimit të këtij objekti ishte i përzgjedhuri në mënyrë të paligjshme i Kryetarit, z.Ismet Vranovci.

Ndërsa në kohën kur u shpall tenderi për punë me 06.07.2015 dhe në kohën kur Kryetari nënshkroi kontratën e punës me 09.09.2015, në vlerën prej 419,000.00 eurosh,. Shef i Zyrës së Prokurimit, në kundërshtim me ligjin, ishte Abdyrrahman Uruçi.

Të gjithë të lartpërmendurit e kanë ditur se leja e ndërtimit lëshohet në emër të pronarit të tokës dhe jo në emër të investitorëve.

Në anën tjetër, sigurisht,Kryetari  nuk ka mundur të bind Drejorinë e Urbanizmit që të lëshojë leje ndërtimi në një tokë të huaj.

Poashtu, tash, shef i zyrës së inspekorëve nuk ëstë më Ismet Vranovci për të penguar inspektorët të kryejnë punën e tyre.

Ata, para disa ditësh, dhanë urdhër që të ndërpriten punimet.

Rrjedhimisht Kryetari e ka ditur se ky objekt nuk mund të ndërtohet dhe ,përderisa nuk zgjidhet çështja e pronësisë së kësaj tokeje, ky projekt do të dështojë.

Si pasojë do të dëmtohet buxheti i Komunës, ai i Qeverisë dhe i kompanisë që e ka fituar tenderin.

Është keq që Kryetari ia vuri  komunës emrin  e uzurpatorit,

Është keq që ai u bë shembul dhe motiv i ndërtimeve të egra e pa leje,

Është keq që rrezikoi kot pasurinë e komunës sonë,

Është keq që vuri në lajthitje Qeverinë e Kosovës,

Është keq që urdhëroi inspektorët të mos e pengojnë ndërtimin,

Është keq që ai e nënshkroi kontratën për ndërtimin e objektit pa leje,

Është keq që ai urdhëroi Zyrën e Prokurimit të shpallë tenderin në mënyrë të parregulltë,

Fatkeqsisht, siç po e shihni, keqpërdorimi  i pasurisë publike dhe dëmet materiale e morale që po bëhen nga ana e kryetarit Svarqa nuk kanë të ndalur.

Shqetësimi ynë është se, siç është vonuar tepër shumë zgjidhja e propblemit të varrezave të qytetit, siç është shtyer tej mase ndërtimi  I spitalit rajonal, ashtu do të ndodhë edhe me këtë qendër të rinisë, dhe krejt kjo si pasojë e punës pa rregull, e punës pa kritere.

Nëse I gjith ky investim I deritashëm edhe kësaj rradhe do të shkojë huq atëherë, shuma e dëmeve materiale që I bëhet buxhetit të komunës,për shkak të menaxhemit të keq dhe paaftësisë për të qeverisur, është milionëshe.

Për dëmet morale që po I shkaktohen emrit të institucionit të kryetarit as mos të flasim.

Prandaj, kërkesa reale që ne kemi për këtë kryetar dhe për këtë qeveri lokale është :

Punoni me rregulla, me kritere, respektojeni ligjin, ruajeni pasurinë tonë dhe mos punoni më në mënyrë paushalle.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img