29,04,2024

Daçiq: Këshilli i Evropës, vetëm status neutral ndaj Kosovës

Must Read
Ivica Daçiq

“Ne presim që Këshilli i Evropës do të vazhdojë të respektoj në vazhdimësi këto parime”, ka thënë Daçiq, duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit të 126-ministror të Këshillit të Evropës, përcjell Klan Kosova.

Daçiq ka treguar se është e pakontestueshme se Evropa është prova e madhe e tolerancës dhe solidaritetit në shumë fusha, dhe se pa të vështirë se mund të kapërceheshin të gjitha vështirësitë që përballet.

“Në këtë frymë, unë ju kujtoj për konstruktivitet që ka treguar Serbia me pranimin e ndërveprimit të Këshillit të Evropës me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë në cilësinë e tyre funksionale”, raporton Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij,  Këshilli i Evropës në Kosovë duhet në vazhdimësi të angazhohet  për zbatimin efektiv të parimeve dhe standardeve në fushën e të drejtave të demokracisë, të njeriut, minoriteteve, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

The post Daçiq: Këshilli i Evropës, vetëm status neutral ndaj Kosovës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img