16,04,2024

PDK ia shuan shpresat opozitës, zgjedhjet me 2018 (VIDEO)

Must Read

pdkldk

Partia Demokratike do të jetë korrekt në marrëveshjen e bërë me Lidhjen Demokratike që zgjedhjet të mbahen në vitin 2018. Kështu ka deklaruar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, Izmi Zeka, zëvendësministër për komunitete dhe kthim.

“Zgjedhjet nuk janë të nevojshme pasi kemi një koalicion të gjerë. PDK dhe LDK janë dy parti që kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve që kanë ndodhur deri më tani. Prandaj nuk shoh rrugë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Zeka.

Ai ka folur edhe për vizitat e zyrtarëve serb në territorin e Republikës së Kosovës duke thënë se të gjitha vizitat behën me lejen e institucioneve të Kosovës.

“Për ta argumentuar këtë ne e kemi edhe rastin e fundit ku përkundër të dëshirës që Shesheli ta vizitojë Kosovën, kjo ju ndalua për arsyeje që tashmë dihet”, ka thënë ai.

Zeka në intervistë flet edhe për informacionet që kanë qarkulluar në media se qeveria i ka bërë ftesë AAK-së e NISMA-s që të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, ka treguar se kush do të zgjedhet kryetar i PDK-së me 7 maj./Tribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=videoseries?list=PL-sMILPl2e_KjqM6YM2aAyflevG2QiPp_]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img