20,04,2024

​Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Must Read

unnamed

Drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet në Prishtinë, është thënë sot në Konventën e Partisë Progresive të Serbisë të mbajtur në Graçanicë, shkruan B92.

Gjuriq, i cili është edhe anëtar i kësaj partie nuk është parë të marrë pjesë sot në këtë Konventë në Graçanicë për shkak të ndalesës që i është bërë atij.

Zëvendësdrejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Dajman Joviq tha se pushtetarët kosovarë i ndaluan hyrjen Gjuriqit, transmeotn KosovaPress.

“Gjuriqit iu ndalua hyrja në Kosovë në Kosovë dhe Metohi, derisa në Kosovë janë të lirë të lëvizin qindra terroristë, vrasës brutalë të njëjtë si ata që vranë qytetarë të pafajshëm në Paris, Bruksel dhe kryeqytete të tjera evropiane”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se zyrtarët serbë nuk frikësohen nga kërcënime të tilla, ndalesat dhe presionet. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img