23,04,2024

PD: Në Rinas u vodhën 10 milion euro

Must Read

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri se po mbajnë të fshehta disa fakte tronditëse në lidhje me grabitjen në pistën e Aeroportit të Rinasit. Nga selia blu Enkelejd Alibeaj deklaroi fakte që dëshmojnë implikimin e shefave të rëndësishëm të Tahirit në këtë histori.

“Fakte të pakundërshtueshme tregojnë se Policia është njoftuar nga autoritetet e Aeroportit brenda 1 minute, pra sapo ngjarja ka ndodhur, por përgjigja ka qenë se fugoni i Policisë ndodhet në pistë për të pritur dhe shoqëruar persona të deportuar. Edhe pse një fugon i grupit të gatshëm gjendej aty i dislokuar, pas sulmeve të Stambollit, Policia ka arritur në vendngjarje vetëm pas 30 minutash. Dy akset e vetme nga mund të ikin grabitësit, ai nga Rinasi në Tiranë dhe Rinas-Fushe Krujë, nuk u bllokuan nga Policia në kohën e duhur”, deklaroi Alibeaj.

Sipas kreut të Departamentit të Sigurisë në PD, qeveria, Rama-Tahiri, po tentojnë të servirin të dhëna të genjeshtërta për shumën e grabitur, duke u përpjekur të zvogëlojnë përmasat e grabitjes me armë e me maska në pistën e avionave, ndërsa e vërteta është se bëhet fjalë për disa milionë euro. “Burime serioze pranë bankave të nivelit të dytë flasin për një shumë rreth 10 milionë euro. Të gjitha këto rrethana tregojnë dhe një herë fuqinë që ka marrë krimi me Ramën e Tahirin, dhe dëshmojnë inkriminim të pikave kyçe të policisë”, deklaroi Alibeaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img