Ferizaj

Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj


Publikuar më:


Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, bashkë me ndërmarrjet përkatëse komunale të mirëmbajtjes, po vijon punën e përditshme në kujdesin ndaj hapësirave publike dhe të tjera, duke bërë largimin e mbeturinave. Natyrisht, në këtë drejtim, duhet të rritet edhe vetëdija qytetare për mos-hedhjen vend e pa vend të mbeturinave.

Në këtë kuptim, sot, ekipet e mirëmbajtjes së Kompanisë “Ambienti” bën pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën “Fehmi Agani”, deponi kjo që u krijua nga qytetarë të pandërgjegjshëm që hodhën materiale të ndryshme ndërtimore, mbeturina të amvisërisë e të tjera, që deri më sot i dhanë një pamje jo të mirë asaj zone.

Duke qenë kështu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftoi se janë larguar tonelata mbeturina në këtë deponi, porse apeloi tek qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj ambientit, duke hedhur mbeturinat në oraret dhe vendet e përcaktuara.

To Top