Ferizaj

Pas reshjeve të dendura të shiut në Ferizaj, situata nën kontrollin e autoriteteve emergjente


Publikuar më:


Pas reshjeve të dendura e të shpeshta të shiut, mesditën e sotme në Ferizaj, ekipet emergjente janë vazhdueshëm në terren në monitorim të situatës.

Nga raportimet e terrenit, vërshime nuk ka në asnjë zonë të Ferizajt, përjashtimisht vështirësive që kanë shkaktuar reshjet e dendura të vazhdueshme, me kanalizimin atmosferik në disa rrugë lokale, kjo si rezultat i lidhjes së shtëpive në rrjet të kanalizimit fekal.

Ekipet e emergjencave janë në terren dhe po intervenojnë varësisht nga nevoja ku paraqitet për intervenim. Aktualisht gjendja është e menaxhueshme dhe ekipet përkatëse po punojnë në eliminimin e vështirësive eventuale.

To Top