02,05,2024

Hapësirat e dikurshme të objektit të IKSHP-së në Ferizaj shndërrohen në hapësira të ambulancave specialistike të Spitalit të Ferizajt

Must Read

Në hapësirat ku dikur ofronte shërbime Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ferizaj, nga sot u inaguruan ambulancat specialistike të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, për të ofruar shërbimet ndaj shëndetit të qytetarëve, në hapësira të përshtatshme e moderne të punës.

Në përurimin e këtyre hapësirave mori pjesë edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili uroi punonjësit shëndetësor për hapësirën e re moderne, me kushte të përshtatshme të punës, gjersa vuri theksin tek vizioni i qeverisjes lokale për të ndërtuar e krijuar hapësira të reja, infrastrukturë shëndetësore në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët.

Në anën tjetër, drejtori i Spitalit, Jeton Zeqiri tha se me këtë projekt për hapësirën e re, po krijohen kushte adekuate për ambulancat specialistike që ofrojnë shërbime për pacientët, të cilave deri më tani i ka munguar një hapësirë e përshtatshme pune.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img