26,04,2024

Pas memorandumit të 5 bashkive shqiptare, reagon Nikoliq: Mos e kopjoni Asociacionin

Must Read
Tomislav Nikoliq

Sipas tij, për Asociacionin bëhet fjalë vetëm në territorin e Kosovë, për të cilën është paraparë autonomi e gjerë dhe Serbia, thotë ai, sinqerisht po merr pjesë për në themelimin e tij.

“Për asnjë shtet që na rrethon, e as për pjesë tjera të territorit të Serbisë, nuk zhvillohen bisedime për autonomi të gjerë. Kështu që çfarëdo tentimi për të kopjuar Asociacionin në atë kuptim kanë për qëllim rrënimin e rendit kushtetues të atyre vendeve”, ka thënë Nikoliq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se është i mundshëm bashkëpunimi i vetëqeverisjeve lokale në shtete, por ekziston mundësia që ky bashkëpunim të bëhet edhe përtej kufijve në pajtim me vendimet e qeverive të atyre vendeve që bashkëpunojnë.

Ky reagim i Nikoliqit vije pas nënshkrimit të memorandumit të 5 bashkive shqiptare sot në Tiranë. Bëhet fjalë për memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

Ky bashkëpunim në Serbi po shihet se një tentim për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Ja çfarë përmban memorandumi i parë i Unionit të Bashkive Shqiptare

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img