04,03,2024

Ferizajasja Fatjona Malsiu Fituese e festivalit “Kosovarja këndon” 

Must Read

Fatjona Malsiu nga Ferizaj është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të 44 -të të Festivali “Kosovarja këndon” si dhe ka fituar edhe çmimin e publikut, i cili tradicionalisht mbahet në Ferizaj dhe synon që të promovoj këngëtare të reja të muzikës popullore.

Në një konkurrencë prej 14 solisteve, juria profesionale në përbërje, Valton Beqiri, Ramadan Ramadani dhe Aurora Kurti, vendin e dytë dhe çmimi i mediave nga klubi i gazetarëve “Haki Braha” ju nda këngëtares Loreta Zeqiri me këngën “Poqari”, ndërsa vendin e tretë e fitoi Resmije Krasniqi me këngën “Moj bradhoke”.

Ky Festival u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muahrrem Svarqa i cili në hapje theksoi se, Festivali “Kosovarja Këndon” është gjurmë e mirë në kohë, është vlerë e traditës mbi 44 vjeçare, por është vlerë edhe e brezit të sotëm.

“Festivali “Kosovarja Këndon” në Ditën e Flamurit Kombëtar, për mua është një koincidencë e këndshme dhe domethënëse, sepse kënga ka qenë shoqëruesja besnike e vuajtjeve, e sukseseve, e luftërave, e festave dhe e dasmave të shqiptarëve ndër shekuj. Përmes këngës, shqiptarët e kanë fiksuar historinë e vet më shumë se plot popuj të tjerë të rajonit dhe të botës. Dijetarët le të merren nëse ky fakt tregon prirjen artistike të popullit tonë, apo është pasojë e rrethanave në të cilat shqiptarët kanë jetuar përgjatë shekujve. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se kënga na ka shoqëruar gjithmonë në gëzime e në festa, por edhe në vështirësi e sakrifica, që nga kohët që nuk mbahen mend. Populli ynë u ka kënduar fitoreve, trimërive, fisnikërisë, bukurisë, natyrës e punës, por u ka kënduar edhe fatkeqësive e vuajtjeve të panumërta”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se në kohën tonë, ndërkaq, historia ka ndryshuar, sepse tradicionalisht më shumë kanë kënduar burrat se sa gratë, kurse në kohën tonë është e kundërta.
“Festivali “Kosovarja Këndon”, si festival unikat, është dëshmi e këtij ndryshimi. Ai u themelua në vitet ’60 të shekullit të kaluar, në kohën kur ferizajasit po bënin përpjekje të fuqishme për emancipim kombëtar. Duke qenë të vetëdijshëm se nuk mund të ketë emancipim të asnjë lloji, pa pjesëmarrjen e femrës në rrjedhat shoqërore e kulturore, veprimtarët e nderuar të viteve ‘60, ia dhanë edhe një mundësi femrës për të dalë në skenë dhe për t’u bërë pjesë e rrjedhave të përgjithshme zhvillimore.

Që nga ajo kohë, festivali “Kosovarja Këndon” ka krijuar historinë e vet dhe ka ndryshuar ndër vite e dekada. Pavarësisht luhatjeve që ka pasur, ky festival ka zhvilluar një mision jashtëzakonisht të çmuar, duke i dhënë hapësirë femrës shqiptare të Kosovës për të shfaqur publikisht mundësitë, talentin dhe kreativitetin e vet artistik”, është shprehur kryetari Svarqa.

Festivali “Kosovarja këndon” u mbajt për të 44 herë me radhë.

15218217_10209287955494235_537891317_n 15218213_10209287954574212_25339597_n 15226359_10209287953814193_938012031_n 15207852_10209287952614163_1732631612_n 15211719_10209287952294155_1999711971_n 15239280_10209287951894145_830538536_n 15239268_10209287950854119_212941162_n 15218360_10209287949454084_1372764835_n 15239190_10209287948374057_1032728515_n 15226550_10209287947814043_757672427_n 15211518_10209287947014023_1047577858_n 15218516_10209287945173977_377129467_n 15226625_10209287948654064_1992353395_n 15239423_10209287949934096_2054449221_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img