20,04,2024

Paradokse zgjedhore në Ferizaj – elektorati vlerëson dhe ndëshkon

Must Read

Nehat Mustafa

Procesi i zgjedhjeve përfundoi dhe tanimë pothuaj dihen rezultatet përfundimtare. Si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe këto zgjedhje sollën situata ( rezultate) të “befasishme” e paradoksale:
LVV shënon fitoren e dytë bindëse në Ferizaj për Zgjedhjet e Përgjithshme ( 2017 me 35 % dhe 2019 po me 35 %), kurse pëson humbje të thellë në Zgjedhjet Lokale po më 2017 me vetëm 17 % të votave. Ndryshim I madh !!!;

PDK – Ferizaj ( si udhëheqëse e Koalicionit PAN) në Zgjedhjet e Përgjithshme 2017 fiton vetëm 30 % të votave duke mbetur 5 % prapa LVV që kishte fituar mbi 35 %. Disa muaj më vonë, në Zgjedhjet Lokale të mbajtura po më 2017, PDK deklason LVV duke e lënë mbrapa me rreth 13 % ( PDK 30% dhe LVV 17 %) . Tani më 2019, LVV përsëri shënon fitore të thellë duke lënë mbrapa PDK-në me rreth 9 % . Lëvizje interesante të rezultatit të përgjithshëm!!!;

Labinot Tahiri , në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2017 ( si pjesë e Koalicionit LDK-AKR) , në Ferizaj ka marr vota më shumë se që ka marr tani më 2019 komplet Koalicioni AAK-PSD !!!;

Muharrem Sfarqa, vetëm para pak muajve fitoi bindshëm në zgjedhjet e brendshme të degës së LDK në Ferizaj. Kurse tani, edhe pse kryetar dege arriti të merr vetëm rreth 30% të votave të elektoratit të LDK në Ferizaj, elektorat të cilin do ta udhëheq për katër vite. Sa afër janë besimi dhe mosbesimi elektoral !!!;

Mustafë Grainca, vetëm para pak kohësh u rikonfirmua si anëtar I kryesisë së degës së PDK në Ferizaj, duke qenë një nga dy më të votuarit e procesit të brendshëm zgjedhor për anëtar të kryesisë së degës. Tani, vetëm 4 muaj më vonë, Mustafa merr vetëm 25 % të votave të elektoratit të PDK në Ferizaj !!!;

Enver Haliti, zyrtari më konsistent i LVV në Ferizaj dhe padyshim asambleisti më aktiv e më i përgatitur në Ferizaj , nuk arrin të merr as 20 % të votave të elektoratit të LVV. Elektorati i LVV në Ferizaj nuk shpërblen mundin dhe përkushtimin e Enverit, por shpërblen “mercenarët e shoqërisë civile” , ata të cilët ndoshta më se paku e kanë merituar dhe të cilët mbase mësuan zyrat e LVV në Ferizaj vetëm kur e kuptuan se janë kandiduar. Unë nuk besoj që Enveri ka bërë ndonjë gabim”trashanik” për ta merituar këtë ndëshkim. Enigma e kësaj sigurisht që do vazhdoj !!!

Qytetari në heshtje di të vlerësoj dhe ndëshkoj, edhe atëherë kur më së paku mund ta presim. Qytetari ka durim të pres momentin për ta thënë fjalën e tij , sipas bindjeve që ka . Ndryshimi I rezultatet në vazhdimësi ( nga zgjedhjet në zgjedhje) është dëshmia më e mirë që qytetari ferizajas tanimë ka masën e vet të vlerësimit edhe atëherë kur neve mund të mos na pëlqej.

Mbase disa prej paradokseve ( ose që duken si të tilla) të listuara më lart janë thirrje reflektimi për skenën politike ferizajase, sepse qytetari ka të drejtë edhe atëherë kur “gabon” .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img