29,04,2024

Muharrem Svarqa: Po, koalicioni po ndodhë..

Must Read

Sipas Muharrem Svarqës, ajo që është duke ndodh tani, është veç kërkesa modeste e LDK-së që të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Zyrtari i lartë i LDK-së Muharrem Svarqa, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ekipet për harmonizim të programit qeverisës e kanë dritën e gjelbër për përpunimin e programit sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje

Sipas tij, ajo që është duke ndodh tani, është veç kërkesa modeste e LDK-së që të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ekipet për harmonizim të programit e kanë dritën e gjelbër të bashkëpunimit dhe harmonizimit të programit. Ne megjithatë si parti pra siç janë në dijeni edhe Lëvizja Vetëvendosje, ne presim certifikimin e rezultatit dhe tek atëherë mund të flasim për koalicion. Ne as nuk sillemi si fitues, as si humbës, ne I presim rezultatet legjitime. Certifikimi i rezultateve e cakton fituesin”, tha ai.I pyetur nëse ka zëra kundër koalicionit me Vetëvendosjen, Svarqa e hodhi poshtë duke thënë se LDK-ja do ta respektoj verdiktin e popullit dhe çdo rezultat duhet të respektohet.

“Jo ne nuk kemi aso prirjesh negative. Duhet të respektohet verdikti i popullit dhe çdo rezultat duhet të respektohet, por ne ata nuk i konsiderojmë akoma si fitues. Pavarësisht që janë në përparësi, ne presim certifikimin”, tha Svarqa.

Në fund, Svarqa, konfirmoi , se qoftë si të parët apo të dytët, Vetëvendosje llogaritet partnerë për koalicion.

“Ndërkaq, për bisedat sot për diçka më konkrete mendoj se nuk janë të nevojshme. Ne diskutojmë vetëm për një harmonizim të programit sepse tek e fundit ne nuk kemi ndonjë partner tjetër. Qoftë sit ë parët, qoftë sit ë dytët ne i llogarisim partnerë vetëm Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img