28,03,2024

Paraburgim ndaj të dyshuarit M.D. për kanosjen e prokurorit të shtetit

Must Read

Ferizaj – 3 prill 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.D. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri dyshohet se më 2 prill 2019 në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, pas përfundimit të seancës gjyqësore në të cilën ishte në cilësinë e të dëmtuarit, me qëllim frikësimi ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Prokurorin e shtetit Valdet Avdiu, i cili posa largohet nga salla e gjykimit dhe del në korridor në atë moment i pandehuri fillimisht fillon ta ofendoj gjykatën dhe prokurorinë, prokurori ia tërheq vërejtjen për sjelljen e tij, ndërsa i njëjti vazhdon me sjellje dhe fjalë arrogante, prokurori vazhdon deri te shkallët por i pandehuri përsëri i është ofruar duke vazhduar të ngjitet shkallëve për katin e tretë, atëherë i njëjti fillon ta shaj dhe ofendoj, i dëmtuari – prokurori përsëri ia tërheq vërejtjen se mundet të arrestohet dhe në atë moment i pandehuri i drejtohet me fjalë kërcënuese dhe vërsulet në drejtim të tij duke vrapuar, i dëmtuari vrapon për në katin e tretë dhe me të hyrë në korridor e mbyll derën e korridorit me çelës me qëllim të mbrohet nga i pandehuri, i pandehuri tenton ta hap me forcë derën por nuk arrin , me çka tek i dëmtuari – prokurori i shtetit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img