27,04,2024

Trafikim me organe në klinika private

Must Read

Arrestohen 5 persona me dyshimin për trafikimin dhe të organeve dhe qelizave njerëzore 

Në këtë klinikë në Prishtinë dyshohet se është kryer aktivitet i jashtëligjshëm.

Për këtë Policia i ka arrestuar pesë persona në klinikën amerikane.

E me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, për arsye të gjetjes së parregullsive, është mbyllur reparti ku janë kryer shërbimet e IVF në këtë klinikë.

Këta sipas organeve të rendit dyshohen për kryerje të veprave penale ‘transplantim i  kundërligjshëm, trafikim i  organeve dhe qelizave njerëzore’ ‘trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’  dhe ’bashkëkryerje

Tani me rastin po merret edhe Prokuroria e Prishtinës. 

Sipas Policisë, si prova materiale janë sekuestruar dosje mjekësore, libra të evidencave, 4 telefona mobilë dhe 500 euro para të gatshme.

Ketë e ka konfirmuar përmes telefonit për T7 prokurori i rastit Shkelzen Ibrahimi.

“Ka kohë që juanë ka zhvillohen hetimet, por kemi ende shumë punë me policinë dhe na pret ende punë e madhe në diëtt në vijim. Kemi informata mjaftueshëm”.

Ndërkohë katër të dyshuarve me urdhër të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit  prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Operacioni policor është mbështetur edhe nga institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga MSH, inspektorët farmaceutikë, zyrtarë nga administrata tatimore dhe njësitet tjera policore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img