20,04,2024

Panama Papers – Putin mohon akuzat

Must Read

putin-finally-admits-to-sending-troops-to-crimea-640x380

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mohuar “çdo element të korrupsionit” nga skandali i Panama Papers, dhe ka thënë se kundërshtarët e tij po përpiqen të destabilizojnë Rusinë.

Putin ka folur për herë të parë që nga rrjedhja e miliona dokumenteve konfidenciale nga firma me bazë në Panama, Mossack Fonseca.

Dokumentet zbuluan një numër të kompanive të huaja në pronësi të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Putinit.

Ata sugjerojnë se kompanitë mund të jenë përdorur për pastrimin e parave, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

“Panama Papers” është hulumtimi më i madh i bërë në gazetari, në të cilin kanë marrë pjesë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi, Rusi, Japoni, ShBA, Brazil e Zvicër.

Plot 11 milionë e-maile, apo 2,6 terabajtë të dhëna, të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, kanë treguar se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore – kompani në vende ku nuk ka taksa – politikanë, njerëz të krimit, por edhe sportistë dhe miliarderë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img